Britani, regjistrohen sërish protesta

10/08/2011 08:00

Protestat e dhunshme të të rinjve në Britaninë e Madhe kanë vazhduar edhe më tej, në natën e katërt. 

Në Manchester, Salford, Wolverhampton, Nottingham, Leicester dhe Birmingham ka pasur trazira dhe zjarrvënie.

Në Manchester qindra të rinj u përleshën nëpër rrugë me policinë. Policia foli për trazirat më të rënda qe prej 30 vjetësh. Rreth 50 protestues në këtë qytet u arrestuan, ndërsa 80 të tjerë në hapësirën Birmingham.

Në Londër policia mori masa të mëdha dhe kjo bëri që situata relativisht të jetë e qetë. Gjatë tre netëve me trazira, përleshje, plaçkitje dhe vënie zjarri makinave dhe objekteve të tjera u angazhuan aty 16.000  policë.
Deri më tani në Londër janë arrestuar 685 persona, bëri të ditur shërbimi britanik, Scotland Yard. Kryeministri David Cameron pas kthimit nga pushimet deklaroi se autorët e këtyre veprimeve do të vihen para ligjit. Trazirat fillimisht shpërthyen të shtunën dhe pastaj ishin përhapur me shpejtësi edhe në qytete të tjera.

Kaos ne vend

Pas trazirave që përfshinë Londrën episode dhune u shënuan dje në mbrëmje edhe në Manchester.

Njoftimet thonë që trazirat nisën edhe në Manchester, ndonëse jo në përmasa jo aq të mëdha sa në Londër.

Mbi 16 mijë forca të sigurisë janë grumbulluar në Londër duke krijuar vakuum në qytetet e tjera, cka u ka dhënë edhe përparësi grupeve të plackitësve.
 

Top Channel