Fillon tuneli Tiranë-Elbasan

09/08/2011 15:40

Ministri i Transporteve Sokol Olldashi inspektoi punimet në tunelin e
rrugës Elbasan-Tiranë, investimi më i madh publik që qeveria po financon
aktualisht.

“Kanë avancuar punimet në tunelin e autostradës Tiranë-Elbasan, projekti më madhor infrastrukturor që vendi ka në vazhdim e sipër. Kanë vijuar rrugët hyrëse për të mbërritur deri te kjo pikë e malit ku ne do të futemi në tunel,” tha Olldashi.
 
Zoti Olldashi tha se ecuria e shpejtë e punimeve do të bëjë të mundur që tuneli të përfundoje brenda afateve të parashikuara.

“Jemi tërësisht në përputhje me kalendarin e punimeve, me axhendën që kompania ka në bazë të kontratës së lidhur me Drejtorinë e Rrugëve. Tunelin sipas të gjitha gjasave qytetarët do ta kenë gati në fillim të vitit 2013”, tha Olldashi.

Punimet në tunel po kryhen nga një kompani greke, e cila u shpall fituese në tender, pasi ofroi ta ndërtonte atë me vlerën 8.3 miliardë lekë. Në total rruga e re që do të lidh Tiranën me Elbasanin pritet të kushtojë 380 milionë euro.   

Top Channel