Ditë e zezë në bursat evropiane

09/08/2011 10:30

Bursat evropiane kanë rënë edhe më tej mëngjesin e sotëm, pavarësisht se në hapje patën një ngritje të lehtë.

Indeksi i FTSE në Londër dhe indeksi i Dax në Frankfurt morën tatëpjetën vetëm pak momente pas shfaqjes së shenjave pozitive.

Tregtarët mbeten në dyshim pas humbjes së besimit të shkaktuar nga zhvlerësimi i SHBA, për shkak të krizës së borxhit dhe mosmarrëveshjeve në zonën euro.

Por pavarësisht kësaj, detyrimet financiare të Italisë dhe Spanjës ranë edhe më shumë, pas interesit të shprehur nga Banka Qendrore Evropiane për të blerë borxhet e tyre.

BQE po ndërhyn në tregje në përpjekje për të mbajtur të ulët cmimin e huave për dy vendet, që po luftojnë për të shmangur skenarin e Greqisë.

Më herët edhe tregjet aziatike u tronditën rëndë për shkak të frikës se Shtetet e Bashkuara po i drejtohen një recesioni të dytë, pasi Wall Street shënoi humbjet më të mëdha që nga viti 2008.

Kështu, indeksi i bursës japoneze Nikkei ra me 2.8 për qind, i asaj koreano-jugore Kospi me 5.3 për qind dhe Hang Sengu i Hong Kongut me 6 për qind.

Top Channel