Cameron: Zhvillimet e fundit, akte kriminale

09/08/2011 12:15

Kryeministri David Cameron deklaron se do të merren masat e nevojshme të
rikthehet qetësia, ndërsa në reagimin e parë zyrtar pas zhvillimeve të
fundit në vend,vlerësoi punën e kryer nga forcat e policisë.

“Aktet e fundit janë vepra të pastra kriminale dhe të gjithë përgjegjësit do të përballen me ligjin. Ne do të shtojmë forcat e rendit nëpër rrugë deri në rikthimin total të qetësisë”, u shpreh Cameron.

Kryeministri njoftoi se për gjendjen e krijuar parlamenti do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme ditën e enjte.

Top Channel