Timoshenkos i refuzohet liria me kusht

08/08/2011 11:45

Pas refuzimit për lirinë e saj me kusht, ish-kryeministrja ukrainase Julia Timoshenko sulmoi gjykatësin e cështjes së saj.

Timoshenko akuzohet për abuzim me pushtetin, ndërsa në sallën e gjyqit ajo  nuk pranoi të ngrihej në këmbë para gjykatësit, pasi do të ishte njësoj sikur t’i gjunjëzohej para mafias.

Heroina e revolucionit të portokallinjtë në Ukrainë u prangos në gjykatë, për sjellje të padenjë ndaj trupit gjykues dhe dëshmitarëve.

Arrestimi i Julia Timoshenko

Duke vepruar në bazë të urdhërave të gjykatës, policët në Kiev arrestuan ish-kryeministren ukrainase Julia Timoshenko për shkelje të procedurave gjyqesore gjatë gjykimit të saj.

Gruaja e hekurt e Ukraines, sic e kane cilesuar ne media, u shoqerua nga forca policore jashte salles se gjyqit, gjest ky qe solli reagimin e menjehershem te simpatizanteve te mbledhur jashte. Ata filluan te therrisnin “turp t’ju vije” dhe u perleshen me policine.

Akuzat ndaj ish-kryeministres

50-vjeçarja Timoshenko akuzohet për abuzimin e pushtetit dhe tejkalimin e autoritetit të saj si kryetare qeverie gjatë nënshkrimit të një marrëveshjeje të gazit natyror me Rusinë në vitin 2009. Prokurorët thonë se kjo ishte një marrëveshje e dëmshme për Ukrainën.

Vete Timoshenko i mohon me force te tilla akuza. Si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe Bashkimi Europian e kane denuar procesin kunder Timoshenkos dhe ne pergjithesi fushaten kunder saj dhe disa aleateve te 50-vjecares, duke i cilesuar si forma te nje perndjekjeje selektive te kundershtareve politike.

Top Channel