Tensionet në Lindjen e Mesme, shënjestohet edhe ish-ndërtesa e Ambasadës Amerikane në Teheran
Mbreti i Tajlandës ka dekretuar Yingluck Shinawatra si kryeministre, duke i dhënë asaj zyrtarisht miratimin e tij për të marrë detyrën.
Partia e Yingluck fitoi një shumicë të theksuar në zgjedhjet e muajit të kaluar dhe Parlamenti mbështeti kandidaturën e saj si kryeministrja e parë femër.
Ajo drejton një koalicion me 6 parti, që dominon Parlamentin, dhe pritet që ta shpallë kabinetin e saj këtë javë.
Yingluck, 44 vjec, është motra më e vogël e ish-kryeministrit Thaksin Shinawatra, që u rrëzua nga pushteti në vitin 2006.
Zoti Shinawatra dominoi fushatën elektorale dhe thuhet se është ai që kontrollon partinë Pheu Thai, kryetare e së cilës është Yingluck.
Por motra e tij, hyrja e të cilës në garën elektorale acaroi kundërshtarët, mohon deklaratat se i vëllai do të kontrollojë politikën.
Top Channel