SHBA: Turqia të bëjë presion mbi Sirinë

08/08/2011 09:55

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka kërkuar nga ministri
i Jashtëm turk, Ahmet Davutogllu, të bëjë presion mbi Sirinë që t’i
kthejë trupat e saj ushtarake në kazerma.

Biseda telefonike e dy zyrtarëve vjen në mesin e thirrjeve ndërkombëtare kundër presidentit sirian, Bashar al-Asad.

Davutogllu pritet të udhëtojë në Siri të martën me mesazhin se “Ankaraja ka humbur durimin” ndaj goditjes së dhunshme të regjimit sirian kundër protestuesve anti-qeveritare.

Lidhjet ndërmjet Ankarasë dhe Damaskut kanë lulëzuar në vitet e fundit.

Top Channel