Lufta në Lindjen e Mesme, reagon Trump: Nuk do të ketë tarifa në Ngushticën e Hormuzit gjatë armëpushimit, por nëse nuk arrihet marrëveshja…
Ka pak të ngjarë që Shtetet e Bashkuara të shohin besimin e tyre afatgjatë në vlerësimin maksimal AAA. Kështu ka deklaruar agjencia e rejtingut, “S&P”.
Komentet e saj vijnë pasi ajo zhvlerësoi kreditorët gjigandë të mbështetur nga shteti, Fannie Mae dhe Freddie Mac, për shkak të mbështetjes së tyre direkte tek qeveria amerikane.
Kompania uli gjithashtu vlerësimin e besimit për shlyerjen e kredive të shtëpive dhe institucioneve të tjera të lidhura me borxhin afatgjatë të SHBA, nga AAA në AA+.
Zhvlerësimi u bë ditën e premte, dhe ishte i pari në historinë e ekonomisë së Shteteve të Bashkuara. Por sekretari amerikan i Thesarit, Timothy Geithner kritikoi vendimin.
“Unë mendoj se “S&P” ka bërë një gjykim të tmerrshëm dhe drejtuesit e saj kanë treguar se kanë mungesë të theksuar njohurish mbi bazat fiskale të Shteteve të Bashkuara”, ka deklaruar Geithner.
Duke folur në një intervistë për BBC, sekretari i Thesarit ka nënvizuar se, “unë mendoj se ata morën pa dyshim vendimin e gabuar”.
Top Channel