Dogji vajzën 3-muajshe me tharëse dhe i shkaktoi vdekjen, nëna 28-vjeçare dënohet me 6 vite burg për vrasje
Në rrugët e Londrës kanë rinisur pasditen e sotme protestat e qytetarëve, që kanë hyrë kështu në ditën e tretë.
Policia është përplasur me protestuesit në Hekni, ndërkohë që shumë automjeteve u është vënë flaka në Pekhem dhe Luishem.
Protesta e sotme vjen pas netëve të dhunshme të fundjavës, si pasojë e vrasjes së një të riu nga policia në Totenhem.
Kryetari i bashkisë së Londrës, Boris Johnson ka shkurtuar pushimet e tij për t’u kthyer në kryeqytet, pasi mbi 200 persona janë arrestuar dhe 35 oficerë policie janë lënduar.
Edhe sekretarja e Punëve të Brendshme, Theresa May u kthye më herët nga pushimet, për t’u takuar me komisarin e policisë metropolitane, Tim Godwin dhe oficerë të tjerë.
Një burim policor ka bërë të ditur se në takim është biseduar mbi përgjigjen e forcave të policisë ndaj protestuesve.
“Ata trajtuan përgatitjet për natën, për t’u siguruar që ndaj cdo akti dhune të reagohet me shpejtësi”, ka deklaruar burimi.
Top Channel