Sauditët kundër qeverisë siriane

08/08/2011 17:00

Arabia Saudite ka ashpërsuar qëndrimin ndaj Sirisë, duke i cilësuar vrasjet e civilëve si krejtësisht të papranueshme.

Arabia i ka bërë thirrje presidentit Bashar al Assad që t’i ndalojë ato sa nuk është shumë vonë.

Madje, qeveria saudite tërhoqi ambasadorin nga Damasku, duke dhënë shenja të ngushtimit të rrethit të vendeve që ende mbështesin qeverinë siriane.

Ndërkohë, BE po merr në konsideratë mundësinë e futjes së sanksioneve të reja ndaj Sirisë, pas bllokimit të vizave dhe ngrirjes së pasurive të vendosura ndaj 40 personave të afërt me regjimin.

Pak ditë më parë, edhe presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev i bëri thirrje homologut Assad që të heqë dorë nga dhuna, pasi ndryshe mund ta presë një fund tragjik.

Top Channel