Dogji vajzën 3-muajshe me tharëse dhe i shkaktoi vdekjen, nëna 28-vjeçare dënohet me 6 vite burg për vrasje
Sekretarja britanike e Punëve të Brendshme, Theresa May ka ndërprerë pushimet e saj pas trazirave të verifikuara në Totenhem.
May po zhvillon takime me oficerët e policisë, pas akteve të dhunës që cuan në 100 të arrestuar dhe me 35 agjentë policie të lënduar.
Protesta paqësore e nisur të shtunën në Totenhem pas vrasjes nga policia të 29-vjecarit Mark Duggan u pasua nga akte të rënda dhune.
Dhuna u përphap natën e së dielës në zonat Enfilld, Uollthamstou dhe Brikston. Zëvendëskryeministri Nick Clegg i ka cilësuar protestat si “grabitje oportuniste”.
Zonja May, e cila ka qenë në kontakt me politikanë dhe zyrtarë të policisë nga vendi ku po kalonte pushimet, është takuar me krerët e policisë metropolitane.
Top Channel