Një suvenir nga Afganistani…

08/08/2011 19:15

Ministria britanike e Mbrojtjes po heton deklaratat se një ushtar ka prerë gishtat e një talebani të vrarë për t’i ruajtur si suvenir.

Bëhet fjalë për një ushtar që ka shërbyer në Afganistan dhe zërat që po qarkullojnë mbi të janë bërë qendër debati në Mbretërinë e Bashkuar.

Ushtari ishte vendosur në provincën e Helmandit nga shtatori i vitit 2010 deri në prill të këtij viti dhe kishte si detyrë trajnimin e policisë afgane.

Ai vjen nga radhët e Batalionit të 5-të të Regjimentit Mbretëror të Skocisë, i ngritur në këtë vend por me bazë në Kenterbëri të Kentit.

Douglas Young, drejtues ekzekutiv i Federatës Britanike të Forcave të Armatosura, tha se u ndje “i shokuar” kur mësoi për ngjarjen.

Top Channel