Londra sërish në flakë

08/08/2011 23:15

Megjithë situatën së qetë në orët e para të ditës së hënë dhe dhjetra arrestimeve të ndërmarra nga autoritetet britanike, dhuna në Londër nuk është ndalur. (UPDATE)

Për të tretën ditë me radhë, protestues të dhunshëm dogjën makina e shkatërruan dyqane në lagjen Lewisham dhe Peckham në kryeqytetin anglez.

Forca të shumta policore po përballen me grupet e dhunshme ndërsa zjarrfikësit po mundohen të vënë nën kontroll flakët që kanë përfshirë disa ndërtesa.

Rindezja e situatës detyroi kryeministrin britanik, David Cameron të ndërpresë pushimet e tij në Itali dhe të rikthehet në Londër, ku pritet të thërrasë në një mbledhje të jashtëzakonshme komitetin e sigurisë, të njohur ndryshe, Cobra.

Shënjestra e protestuesve, shumica të rinj, mbeten forcat e policisë. Ata sulmojnë me gurë, shkopinj dhe mjete të tjera rrethanore cdo makinë policie që iu del përpara.

Trazirat në Londër nisën dy ditë më parë në lagjen Totenham pas vrasjes së një 39 vjecari nga policia pas një përleshje me armë.

Top Channel