Londër, vijojnë protestat e dhunshme

08/08/2011 08:35

Protestuesit në Londër vazhdojnë të shkaktojnë probleme, duke sulmuar dyqane dhe makina të policisë.

Sipas informacioneve të fundit të bëra publike nga “Scotland Yard”, nga protestat janë plagosur 35 policë, ndërsa në pranga kanë përfunduar rreth 100 persona.

Policia dënon këto akte, më të rëndat të regjistruara vitet e fundit.

Protestat e dhunshme nisën pas vrasjes së një të riu nga policia.

Top Channel