Libi, kreu i rebelëve shkrin qeverinë

08/08/2011 21:55

Mustafa Abdel Jalil, president i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit në Libi, ka shkrirë qeverinë e tij.

Lajmin e kanë bërë të ditur sot për agjencinë “AFP” dy zëdhënës të lëvizjes së rebelëve.

“Presidenti i KKT-së ka pezulluar zyrën ekzekutive”, ka deklaruar Mohammed el Kish, njëri prej zëdhënësve.

“Abdel Jalil e ka dërguar kabinetin në Shtëpi”, ka deklaruar zëdhënësi tjetër Shamsiddin Abdulmolah.

Top Channel