Francë, vetëvritet pas 50 vitesh burg

08/08/2011 17:15

Pas 48 vitesh të jetuara prapa hekurave, i burgosuri më i moshuar i Francës i ka dhënë fund jetës në qelinë e tij, në burgun e Dukosit.

Në burgun në fjalë, në ishullin e Martinikës, Pierre Just Marny po vuante dënimin me burgim të përjetshëm për vrasje.

Sipas avokatëve të tij, 68-vjecari vuante nga probleme mendore dhe i ka dhënë fund jetës pasi ka humbur cdo shpresë për lirim.

I njohur ndryshe me pseudonimin Pantera e Zezë, Pierre Just Marny ishte dënuar në vitin 1969, bëjnë të ditur mediat franceze.

Top Channel