BQE ndihmon Italinë dhe Spanjën

08/08/2011 09:00

Banka Qendrore Evropiane ka bërë të ditur se do të zbatojë në mënyrë aktive programin e blerjes së bonove.

Një gjë e tillë sinjalizon gatishmërinë e bankës për të nisur blerjen e bonove të Qeverisë italiane dhe asaj spanjolle, në mbështetje të ekonomive të tyre.

Sipas deklaratës së presidentit Zhan Klod Trihet, Banka Qendrore Evropiane ka mirëpritur masat e kursimit dhe të reformës, të shpallura nga të dyja vendet, me qëllim reduktimin e deficitit buxhetor.

Top Channel