Përleshje në Londër, 19 të plagosur

07/08/2011 08:00

Nga protestat që po zhvillohen në Londër, 19 persona kanë mbetur të plagosur.

Lajmin e bëjnë të ditur burime spitalore.

Përleshjet shpërthyen pas vrasjes nga policia të një burri me ngjyrë, i cili javën e kaluar u qëllua nga një polic kur po tentonte të shmangte një postbllok.

Komandanti i policisë lokale, Stephen Watson, ka thënë se në zonë ndodhen shumë agjentë policie me qëllim rikthimin e qetësisë.

Protesta është organizuar nga familjarët e viktimës.

Top Channel