Kakavijë, rekord hyrjesh në 24 orë

07/08/2011 10:00

Në Kakavijë është shënuar numri më i lartë i hyrjeve në 24 orë që nga nisja e sezonit veror.

Në 24 orët e fundit kanë hyrë gjithsej 9500 persona, 2400 mjete dhe 60 autobusë.

Autoritetet theksojnë se po punohet me procedura të përshpejtuara në mënyrë që të shmangen vonesat.

Në të dy anët e kufirit po punohet me kapacitet maksimal.

Top Channel