Vendet e Gjirit: Siria, stop dhunës

06/08/2011 16:50

Për herë të parë në mënyrë unanime, monarkitë e Gjirit Persik, të mbledhura në Këshillin e Bashkëpunimit, janë distancuar nga shtypja e dhunshme e protestave në Siri.

Bëhet fjalë për Arabinë Saudite, Bahreinin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvaitin, Omanin dhe Katarin.

Vendet në fjalë kanë kërkuar që t’i jepet fund menjëherë represionit të regjimit sirian dhe derdhjes së gjakut.

“Damasku të nisë realizimin e reformave serioze, që të garantojnë të drejtat dhe dinjitetin e popullit dhe që t’u përgjigjen aspiratave të njerëzve”, kanë deklaruar vendet e Gjirit.

Prej muajsh Siria është përfshirë nga protestat popullore kundër regjimit të presidentit Bashar al Assad, i cili refuzon të japë dorëheqjen dhe i vlerëson protestat si të organizuara nga grupe kriminale.

Top Channel