Oslo, policia: Breivik veproi i vetëm

06/08/2011 21:55

Anders Behring Breivik, autori i masakrave të 22 korrikut në Oslo të Norvegjisë ka vepruar i vetëm. Kështu thotë policia norvegjeze që po kryen hetimet.

“Po ekzaminojmë dhe po përpiqemi të identifikojmë cdo person që mund të ketë bashkëpunuar, por nga sa kemi mbledhur deri tani rezulton se Breivik ka vepruar i vetëm”, ka deklaruar policia.

Zyrtari policor që po drejton hetimet, Christian Hatlo ka sqaruar se, gjithcka të bën të mendosh se ai ka qenë i vetëm gjatë sulmeve.

Anders Behring Breivik, simpatizant i ekstremit të djathtë dhe kundërshtar i rrymës islamike, u arrestua nga policia ditën e atentateve.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia ai deklaroi se kishte në plan të godiste edhe objektiva të tjerë, mes të cilëve pallatin mbretëror dhe selinë e Partisë Laburiste.

Top Channel