SHBA dhe Kina zgjasin armëpushimin tregtar, tarifat mes dy vende do të qëndrojnë në shifrat aktuale deri në janar Pas tërmetit në bursa, stabilizimi ka filluar. Indeksi Doë Jones ne Nju
Jorkut u ngrit pasditen e se premtes, një dite pasi ra me 513 pike ne
mesin e frikes se ekonomia globale mund te perballet me nje recesion te
dyte.
Në vazhden e luhatjeve te shumta te cmimit te aksioneve, Dow Jones eshte rritur me 61 pike, e po keshtu me ngritje u mbyll edhe indeksi tjeter NASDAQ. E premtja e zeze per tregjet aziatike i solli atyre renie te ndjeshme, ndersa nuk la pa prekur edhe tregjet europiane.
Sa per ato amerikane, luhatjet ishin te medha, por ne perfundim u shenua rritje pas lajmeve se Italia do të përshpejtojë zbatimin e një pakete masash shtrënguese ekonomike për të balancuar buxhetin deri në vitin 2013, një vit më parë nga sa kishte planifikuar.
Te premten, një raport i ri i qeverisë amerikane tregoi një përmirësim të vogël në shkallën e papunësisë për muajin korrik, duke arritur shifrën 9.1 për qind. Megjithatë, ekonomia amerikane, më e madhja në botë shtoi vetëm 117.000 vende të reja pune muajin e kaluar, shifër shumë më e ulët se sa numri i nevojshëm për një rritje të qëndrueshme.
Top Channel