Rikthehet makthi në Virxhinia Tek

05/08/2011 12:30

Në kampusin universitar të Virxhinia Tek është rikthyer makthi i
vrasjeve të vitit 2007, pasi një person që dyshohej se ishte i armatosur
ka lëvizur për disa momente në të.

Autoritetet e institutit, të vëna në dijeni, urdhëruan studentët që të qëndronin në dhomat e tyre, të mbyllnin dyert dhe të telefononin policinë në rast rreziku.

Tre djem, që kishin marrë pjesë në aktivitetet veriore të universitetit, deklaruan se kishin parë një person që dukej se fshihte një armë zjarri tip pistoletë.

Në kampus ka mbërritur policia, e cila ka nisur kërkimet dhe aktualisht po i vazhdon ato, por pa ndonjë rezultat.

Më 16 prill të vitit 2007 një student 23-vjecar i quajtur Cho Seung Hui vrau në Virxhinia Tek 32 persona, studentë dhe profesorë dhe plagosi rreth 30 të tjerë para se të vriste veten.

Top Channel