Qipro, frikë nga kriza e borxhit

05/08/2011 12:20

Presidenti i Qipros, Demetris Christofias ka riformatuar kabinetin
qeveritar, duke vendosur ekonomistin Kikis Kazamias si ministër të
Financave.

Kabineti i mëparshëm dha dorëheqjen më 28 korrik si pasojë e krizës energjitike të shkaktuar nga një shpërthim që shkatërroi stacionin kryesor elektrik të ishullit.

Partia e qendrës së djathtë, DIKO, doli nga koalicioni me komunistët për shkak të pikëpamjeve të ndryshme mbi politikat ekonomike.

Qipro rrezikon që të kthehet në vendin e katërt të eurozonës që të kërkojë ndihma financiare.

Agjencitë e rejtingut si Fithc’s, Standard & Poor’s dhe Moody’s kanë ulur vlerën financiare të ishullit për këtë vit, me sektorin e tij bankar që mban deri në 5 miliardë euro të borxhit grek.

Prespektivat e rritjes së ekonomisë qipriote kanë pësuar një devijim për shkak të problemeve me energjinë elektrike që nga shpërthimi i impiantit Vasilikios më 11 korrik.

Dëmtimi i impiantit erdhi kur një ngarkesë me eksploziv dhe municione të konfiskuara Iranit shpërthyen në një bazë të afërt ushtarake.

Top Channel