SHBA, nxirret në shitje qyteti

04/08/2011 12:45

Scenic, një qytezë e vogël në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është nxjerrë në shitje për 799 mijë dollarë nga 9 banorët e saj.

Në çmim janë të përfshirë 12 hektarët e zonës urbane, një lokal, zyra postare dhe 2 dyqane.

Scenic po kalon një periudhë të vështirë ekonomike dhe Twila Merrill, pronarja e 34 hektarëve që rrethojnë qytezën, është diagnostikuar me tumor. Sipas vajzës së saj, tashmë ka ardhur koha të shitet qyteza.

“Ky është një vend i izoluar dhe shumë paqësor, por ka shumë ndërtesa të vjetra dhe shumë plehra. Duhet të vijë dikush dhe të merret me këto gjëra në mënyrë që ky vend të kthehet si më parë”, shprehet një nga banorët.

Top Channel