Ka ndenjur për 10 orë me një bombë të lidhur në qafë para se të lirohej nga specialistët e policisë australiane.

Kjo është aventura e pakëndshme e Madeleine Pulver, një 18-vjeçare australiane.

“Ishte një dispozitiv shumë i sostifikuar”, ka shpjeguar policia.

Sipas mediave australiane, vajza ka telefonuar policinë ditën e djeshme duke i thënë se një burrë kishte hyrë në shtëpinë e saj dhe i kishte vënë një objekt rreth qafës.

Mendohet se personi ka pasur ndërmend të kërkonte para nga i ati i vajzës, një biznesmen i pasur që drejton një shoqëri ndërkombëtare për software.

Top Channel