Shkatërrohen me tank makinat “rebele”

03/08/2011 14:25

Nëse për pushime keni ndërmend të shkoni në Lituani, tregohuni të kujdesshëm kur parkoni.

Kryebashkiaku i Vilniusit, kryeqytetit të vendit balltik, nuk toleron aspak makinat e parkuara aty ku nuk e lejon rregullorja.

Për t’i dhënë një leksion një shoferi të padisiplinuar, kryebashkiaku i ka hipur një tanku dhe ka shkatërruar një Mercedes që ishte parkuar tek vijat e bardha.

“Kjo është ajo që do të ndodhë nëse parkoni aty ku nuk lejohet”, ka qenë paralajmërimi i Arturas Zuokas, kryetarit të bashkisë që mesa duket po lufton me të gjitha mjetet e mundshme parkimet e gabuara.

Top Channel