Minatorët: Të na plotësohen kërkesat

02/08/2011 09:30

Minatorët nuk tërhiqen nga protesta e tyre duke vijuar grevën në ditën e nëntë të saj.

Kreu i Konfederates se Sindikatave Kol Nikolla u shpreh se gjendja e minatoreve eshtë tejet e rëndë, ndërsa në thellësitë e galerive ka mungesë të oksigjenit.

Ndërkohë familjarët e minatorëve ndodhen jashtë ambienteve të grevës të shqetësuar për shëndetin e protestuesve.

Pronarja e firmes austriake, Decometal, pronare e kompanise shqiptare ACR, zonja Skatsche Depisch, permes nje deklarate per shtyp, nje dite me pare kerkoi qe minatoret te pranojne diskutimin dhe te dalin nga greva. Ne deklaraten e saj theksohet se rreth 700 minatoreve u eshte miratuar kerkesa per rritje page me 20 % dhe brenda pak kohesh do te perfundoje godina e graderobes dhe e dusheve.

Top Channel