Kanada, arinjtë pushtojnë qytetet

01/08/2011 20:50

Arinjtë zbarkojnë në zonat e banuara në Kanada. Temperaturat e larta kanë shtyrë kafshët të braktisin pyllin dhe t’u vërsulen parqeve kombëtare në kërkim të ushqimit.

Fenomeni është unikal dhe autoritetet thonë se asnjëherë më parë nuk është regjistruar zbarkim kaq masiv i arinjve drejt zonave të banuara. Shkak për këtë thonë ata janë temperaturat tejet të larta që kanë përfshirë vendin.

Ariu i zi dhe grizli në disa raste kanë sulmuar edhe njerëzit, duke shkaktuar edhe një viktimë. Kjo ka detyruar autoritetet të vendosin masa të forta sigurie për të gjithë personat që frekuentojnë pargjet kombëtare. Një ndër to është edhe gjobitja me 25 mijë dollarë për këdo që nuk merr sprajtin kundër ariut gjatë shëtitjes në park.

Top Channel