Ramazani nis më 1 gusht

30/07/2011 16:00

Ne 1 gusht nis muaji i Ramazanit per te gjithe besimtaret myslimane. Me
kete rast, kreu i Komunitetit Mysliman shqiptar Selim Muca ka uruar te
gjithe ata per agjerim te mbare.

“Kaluan ditët dhe muajt dhe erdhi muaji i Ramazanit. Në këtë muaj Zoti i madh shpall amnisti të përgjithshme për njerëzit, është muaji i faljes së gjynaheve. Me këtë rast ju uroj të gjithë besimtarëve dhe jo besimtarëve që të agjërojnë muajin e Ramazanit, ne qetësi, në pajtim me njëri-tjetrin në harmoni të plotë mes tyre dhe feve të tjera për të patur gjithnjë të mira dhe begati”, tha Muca.
 

Top Channel