Topalli pret Pivetti-n, diskutohen projekte

29/07/2011 16:20

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, priti sot zonjën Irene Pivetti,
ish-Kryetare e Dhomës së Deputetëve në Itali në mesin e viteve 90 dhe
një nga figurat më të njohura publike italiane.

Zonja Pivetti, e shoqeruar dhe nga ambasadori italian D’Ellia,  u shpreh e emocionuar për vizitën në Shqipëri, vend me të cilin Italia, sic u shpreh ajo, ka krijuar një model suksesi dhe për marrëdhëniet me vendet e tjera. Zonja Pivetti e njohu Kryetaren e Kuvendit me një program zhvillimi ekonomik, që Agjensia e Promovimit, të cilën ajo drejton, do të ndërmarrë në muajin shtator, në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Këto nisma synojnë të promovojnë turizmin shqiptar dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla, nëpërmjet sjelljes ne Shqiperi te investitoreve italiane dhe mbeshtetjes se biznesit shqiptar, si edhe përmes aktiviteteve të natyrave sociale, kulturore dhe sportive. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e vlerësoi këtë një nisëm inkurajuese dhe veçanërisht interesante, si dhe siguroi zonjën Pivetti për mbështetjen e plotë si nga ana e Parlamentit shqiptar, ashtu edhe institucioneve të tjera.

Top Channel