Francë, baguette hyn në menunë e McDonalds

29/07/2011 14:55

Buka tradicionale e Francës, baguette, do të hyjë në menunë e zinxhirit të McDonalds-ave transalpinë.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja “Le Figaro”, sipas të cilës gjigandi amerikan vazhdon të përshtasë ofertën e tij sipas kërkesave të tregut francez.

Ndërkohë, një sanduic me bukën baguette do të përgatitet për vitin e ardhshëm, 2012.

Top Channel