Gjirokastër, 20 vatra zjarri

28/07/2011 11:30

Zjarret e që përfshinë Qarkun e Gjirokastrës gjatë javës së fundit kanë
ndjegur më shumë se 300 ha kullotë ndërsa janë dëmtuar shumë pyjë me
pisha si dhe janë kërcënuar shtëpitë dhe jetët e banorëve të 6
fshatrave.

Zjarret kanë qenë shumë më intensive dhe përfshinë sipërfaqe të konsiderueshme territori krahasimisht me një vit më parë. Ata më të mëdhenjtë ishin në zonën e Dropullit dhe faqen e malit të Lunxhërisë por pati zjarre edhe në afërsi të masiveve pyjorë në Tepelenë dhe Përmet.

Ndërkaq policia bën të ditur se rastet e procedimeve penale për zjarrvënie kanë qenë të shumta gjatë kësaj periudhe ndërsa vetë policia ka ndihmuar më rreth 30 efektivë të saj për shuarjen e tyre.

Zjarret e në shumicën e tyre sipas autoritetve të hetimit janë shkaktuar nga pakujdesitë, 5 prej tyre kanë qenë të qëllimshme ndërsa ka pasur edhe riaktivizim të tyre më shumë se një herë në të gjithë qarkun.

Top Channel