Anders Behring Breivik, autori norvegjez i masakrës ku gjetën vdekjen 76 persona në Oslo dhe në ishullin e Utoyas, do të kalojë të paktën 20 vitet e ardhshme të jetës së tij në burg.

Por, qëndrimi i mbyllur nuk duket se do të jetë aq traumatik sa pritet. Me shumë mundësi Breivik do të mbyllet në një burg model në Halden, i konsideruar si burgu më “human” në botë.

Struktura ka palestër, kuzhinë ku të burgosurit mund të mësojnë të bëhen shefa kuzhine dhe një sallë muzike.

Qelitë janë shumë komode: të arreduara me mobilje moderne, ajër të kondicionuar, televizor me ekran të sheshtë, dvd dhe minibar.

Dhe një detaj tjetër i veçantë: rojet e burgut qarkullojnë të paarmatosur.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel