Veprat e Da Vincit do të bashkohen

27/07/2011 21:45

Galeria Kombëtare e Londrës dhe muzeu i Luvrit në Paris kanë njoftuar planet për bashkimin e dy versioneve të veprës “Virgjëresha e Shkëmbit”, të Leonardo Davinci.

Luvri do të dërgojë versionin e tij në galerinë e Londrës, ku vepra do të shfaqet si pjesë e një ekspozite të re.

Ndërsa në këmbim, galeria do të dërgojë në Francë pikturën e quajtur “Virgjëresha me Fëmijët dhe Shenjtorët”.

Drejtori i Galerisë Kombëtare, Nicholas Penny ka deklaruar se bota e artit në Britani është e kënaqur për këtë mundësi.

Ai është shprehur se kolegët e tij u janë mirënjohës homologëve francezë për dhënien hua të pikturës së famshme.

Dy ekspozimet do të shënojnë karierën e artistit dhe do të sigurojnë një shans unik për vizitorët që të studiojnë veprat e tij.

Top Channel