Vdekja e policit, MPJ shpreh keqardhjen

27/07/2011 11:35

Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare shprehu keqardhjen për humbjen e
jetës së një polici si dhe plagosjen e shumë të tjerëve nga dhuna e
ushtruar.

Republika e Shqipërisë ka mbështetur dhe mbështet pavarësinë e Kosovës dhe shtrirjen e sovranitetit të saj në të gjithë territorin e Republikës së njohur ndërkombëtarisht nga 77 shtete, si një faktor paqeje dhe stabiliteteti në Ballkan.

“Është e domosdoshme që zgjidhjet të vijnë përmes dialogut dhe marrëveshjeve të arritura, zbatimit të “Strategjisë për Veriun” të Qeverisë së Kosovës dhe Zyrës Civile Ndërkombëtare, që do të bëjnë të mundur ushtrimin e pushtetit legjitim të autoriteteve të zgjedhura të pushtetit qendror e lokal në veri të Kosovës”, thuhet në deklaratë.

Top Channel