Berisha i propozon Topit shefin e Shtabit

27/07/2011 22:40

Kryeministri Sali Berisha i ka propozuar presidentit te Republikes Bamir Topi emërimin e Xhemal Gjunkshit si shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Propozimi i kryeministrit vjen pasi gjeneral Maksim Malajt i mbaron mandati trevjecar në postin e shefit të Shtabit.

Malaj erdhi në detyre pak kohë pasi kishte ndodhur shkarkimi i Luan Hoxhës për shkak të tragjëdisë së Gërdecit.

Ai drejtoi për tre vjet me radhë ushtrinë shqiptare, duke marrë vlerësime sidomos në përballimin e fatkeqësive natyrore në vend, si edhe në misionet paqeruajtëse në Irak dhe Afganistan.

I propozuari nga kryeministri, gjeneral Gjunkshi, ka drejtuar në tre vitet e fundit brigadën logjistike, e cila ka në strukturat e saj edhe forcat e asgjesimit të municioneve.

Gjeneral Gjunkshi ka drejtuar gjithashtu misione të rëndësishme në ushtrinë shqiptare.

Top Channel