Shem Davies është bërë i famshëm në moshën 29-vjecare, sepse është gjyshi më i ri në Mbretërinë e Bashkuar.

Vajza Tia, e cila është 15 vjec ka sjellë në jetë vajzën Ava Grace. E vogla ndodhet në repartin e terapisë intensive, sepse ka lindur 10 javë para kohe.

Shem, është ndarë nga partnerja e tij Kelly, sot 30 vjec, tre muaj pas lindjes së Tia-s.

Duke folur për “The Sun”, Storm tha se u ndje i terrorizuar kur mori vesh se vajza e tij e vetme priste një fëmijë.

“Një minutë më parë e shihja Tia-n si fëmijë dhe një vetëm pak më pas si një grua shtatzënë. Ndodhi pikërisht ajo që unë kisha frikë, duke qenë se prindi nuk do që fëmija të bëjë gabimet e tij”, rrëfen 29-vjecari.

Ndërkohë si Shem ashtu edhe Kelly thonë se do ta ndihmojnë vajzën e tyre për të qenë një nënë e mirë.

Top Channel