Korçë, vrasin me grushta 78-vjeçarin

25/07/2011 08:45

Një 78-vjeçar është gjetur i vdekur në banesen e tij në fshatin Pojan në Korçë.

Policia zbuloi se vrasja kishte ndodhur për shkak të goditjes me grushta të të moshuarit. Policia shoqëroi 10 persona të dyshuar e më pas arrestoi tre të rinj të cilët sulmuan 78-vjeçarin pas një sherri që patën me djalin e tij.

78-vjeçari ka ndërhyrë për të mbrojtur të birin dhe u vra. Policia ndaloi edhe djalin e viktimës.

Top Channel