Izraeli fal kompozitorin e Hitlerit

25/07/2011 21:05

Orkestra izraelite do të ndahet nga tradita e saj, duke lejuar performimin e një vepre nga kompozitori i preferuar i Adolf Hitler, Richard Wagner, në Gjermani.

Roberto Paternostro do të drejtojë veprën klasike “Siegfried Idyll” ditën e martë në një festival.

Është dicka e rrallë për muzikantët izraelitë që të luajnë veprën e kompozitorit anti-semit, që frymëzonte nazistët.

Paternostro tha se, ndërkohë që ideologjia e Wagner ishte e “tmerrshme”, synimi ishte të ndante njeriun nga arti i tij.

Një ndalim ndaj veprave të Wagner u paraqit në rrugë jozyrtare në vitin 1938 nga Orkestra e Palestinës, sot Filarmonia e Izraelit, pasi hebrejtë u sulmuan nga nazistët në Gjermani.

Dirigjenti muzikor Paternostro tha se, “ka qenë një rrugë shumë e vështirë dhe e lëkundur, por në asnjë moment unë nuk dyshova për këtë projekt”.

Top Channel