Gruaja më me fat në botë

25/07/2011 10:00

Para tre vitesh, jeta i dha një goditje të rëndë britanikes Liz Denial.

Në moshën 50-vjeçare, mjekët e diagnostikuan me fibromialgji, një sëmundje që provokon dhimbje të forta muskulare dhe që i dha fund karrierës së saj në botën e financës.

Denial, e cila mezi lëvizte, ra në një depresion të thellë. Miqtë e këshilluan të merrej me diçka që i pëlqente dhe që do e ndihmonte të shtynte kohën. Tashmë Liz është një person që merr pjesë në çdo lloj konkursi: shorte, llotari dhe konkurse online apo në televizion.

Gjatë këtyre nëntë muajve të fundit, britanikja ka mbushur shtëpinë me rreth 270 çmimet që ka fituar, mes të cilave edhe një çmim prej 20 mijë eurosh.

Liz Denial ka fituar mes të tjerash një televizor HD, dy Xbox 360, mobilje etj.

“Shpresoj të vazhdoj të kem fat dhe të fitoj çmime të tjera sepse jam pa punë”, është shprehur Liz për ‘Daily Mail’.

Top Channel