Duket si një histori filmash horror, por fatkeqësisht është një histori e vërtetë që të bën të mendosh se vampirët mbase nuk janë krijesa të sajuara.

Një grua indiane ka denoncuar bashkëshortin e saj sepse i pinte rregullisht gjakun. Burri, pasi ishte martuar me të, e detyronte të merrte gjakun me shiringë për ta pirë më pas në gotë.

“Për tre vite rresht më ka pirë gjakun duke më kërcënuar me jetë nëse do e zbuloja këtë histori”, shprehet 22-vjeçarja për ‘The Times of India’.

Tashmë gruaja është larguar nga shtëpia e bashkëshortit dhe familja e saj, pasi ka marrë vesh historinë rrënqethëse, ka bërë denoncimin.

Top Channel