Berisha: 100 milionë lekë për Muzeun e Durrësit

19/07/2011 16:40

Muzeu Arkeologjik i Durrësit, një nga më të rëndësishmit në fondin
shqiptar të trashëgimisë kulturore, do të jetë një nga objektet që do të
rikonstruktohet për celebrimin e 100-vjetorit të pavarësisë.

Ne ceremonine e nisjes se ketij projekti me vlere 100 milione leke, kryeministri Sali Berisha vuri ne dukje rendesine e ruajtjes dhe konservimit te kesaj pasurive arkeologjike, qe deshmojne qyteterimin mbi tremijevjecar te shqiptareve.

“Nuk ka një vend me sipërfaqe kaq të vogël dhe me një trashëgimi kaq të madhe kulturore, sa Shqipëria, nga jugu në veriun e saj”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha i kerkoi Ministrise se Kultures dhe Turizmit  te intensifkoje bashkepunimin me pushtetin lokal per te hapur muze te reja, me qellim promovimin e trashegimise se pasur kulturore, arkeologjike dhe etnografike shqiptare.

“Këtu është bukuroshja e Durrësit, e rizbuluar nga Vangjel Toçe është absolutisht, Xhokonda në mozaik. Dhe të tilla mund të ketë prapë të fjetura. Po marr këtu hua një shprehje të Muhamet Ali Pashës, i cili, kur shkoi në Egjipt, u shpreh se duhet të pastrojmë diamantin. Në fakt, ai themeloi Egjiptin modern. Këtu, ne jemi të themeluar në të gjitha kohërat, por edhe ne duhet të pastrojmë diamantin tonë. Një diamant që do të shndërrime si dëshmi e përjetësisë së qytetërimit të këtij vendi e këtij populli”, tha Berisha.

Top Channel