Rregullat për një gjumë të rehatshëm në verë

18/07/2011 11:20

Vera është armikja e gjumit, sidomos për ata që e kanë gjumin e lehtë.

Vapa dhe zhurma e mushkonjave bëjnë që në netët e nxehta të jetë vështirë për të bërë një gjumë të rehatshëm.

Për të fjetur mirë natën duhet të përgatitesh ditën: duhet evituar gjumi i drekës (ose të paktën mos të jetë shumë i gjatë), duhen evituar ushqimet me yndyrë dhe të përdoren sa më shumë frutat dhe perimet, duhet pirë shumë ujë dhe sa më pak alkool.

Gjithashtu, aktiviteti fizik gjatë ditës bën që muskujt të jenë më pak të kontraktuar natën.

Nëse jeni të stresuar, lini jashtë dhomës së gjumit aparatet elektronike, duke filluar nga celulari.

Top Channel