Kinë, njerëzit “e ëmbël”

18/07/2011 09:30

Wang Dalin, një 42-vjeçar kinez, fitoi një garë të çuditshme ndaj një fermeri 20-vjeçar: gara konsistonte në mbajtjen në trup të sa më shumë bletëve.

Dy kinezët qëndruan në këmbë vetëm me të mbathura dhe trupin të mbuluar nga bletët. Dalin u shpall fitues pasi tërhoqi 26.86 kg bletë, ndërsa rivali i tij mbajti në trup “vetëm” 22.9 kg.

Ky event tërhoqi shumë kureshtarë, të cilët ndryshe nga konkurrentët, ishin të veshur mirë për tu mbrojtur nga pickimet.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel