Vapa, fluks të sëmurësh në urgjencë

17/07/2011 11:35

Rritja e temperaturave të ajrit ka shtuar numrin e të sëmurëve në urgjencën e spitalit rajonal të Beratit. Grupmoshat më të prekura kanë qenë fëmijët dhe të moshuarit.

Burime pranë spitalit të qytetit bëjnë me dije për gazetën “Shqip” se çdo ditë paraqiten për ndihmë mjekësore mbi 40 pacientë.

Sipas bluzave të bardha, pacientët ankohen për temperaturë e lartë, dhimbje koke, dhimbje trupi etj. Mjekët deklarojnë se këto janë simptomat e një viroze, e cila shkaktohet nga konsumimi i ushqimeve të pakontrolluara, qëndrimit në diell gjatë orëve të pikut etj.

Të gjitha rastet mësohet se janë trajtuar me ndihmën e duhur mjekësore me serume dhe medikamente, ndërkohë që për rastet më të komplikuara mjekët kanë marrë masa për shtrimin e pacientëve në spital.

Top Channel