Pranga agjentit të policisë së Tiranës

17/07/2011 13:35

Një agjent i policisë, në komisariatin numër tre të Tiranës është arrestuar në orët e vona të ditës së djeshme nga kolegët e tij.

Kajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave agjenti Arjan Hoxha është prangosur nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.

Sipas burimeve, ai është arrestuar nga agjentët e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Malin e Robit, në Durrës, ku ushtronte aktivitetin e tij kriminal.

Burimet shtojnë më tej se materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së rrethit të Tiranës për procedimin penal të punonjësit të forcave të rendit.

Top Channel