Bugajski: Problem reformat

17/07/2011 15:20

Janush-Bugajski, drejtor i Qendrës për Studimet Strategjike Ndërkombëtare në
Amerikë, një njohës i mirë dhe observues i vëmendshëm i zhvillimeve në Shqipëri në një intervistë për Top-Channel komenton zhvillimet e pas zgjedhjeve të 8 Majit.

Fillimisht ai jep një vlerësim për atë që ndodhi me rezultatin e Tiranës.

“Nëse nuk do të kishim një rezultat kaq të ngushtë për garën e Tiranës, atëherë problemet do të ishin më të vogla. Të gjithëve na kujtohet gara mes Bush dhe Al Gor këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2000 ku kishim një rezultat për të cilin u desh disa javë që të kishim një zgjidhje. Diferenca është se në Amerikë kemi dy parti politike dhe situata nuk u polarizua aq shumë për të shkuar në protesta në rrugë apo një destabilitet politik. Tani pas vendimit të kolegjit shpresoj se politikanët do ta pranojnë këtë vendim dhe duhet të ecin përpara. Shqipëria ka shumë punë për të bërë për të plotësuar atë që është më e rëndësishme integrimin europian”, shprehet Bugajski.

Janush Bugajski e komenton rezultatin e ngushtë të Tiraës si një ngjarje e cila mund të përsëritet përsëri.

“Nga ajo që unë arrij të kuptoj nga deklarimet e OSBE apo Këshillit të Europës këto zgjedhje ishin ndër më transparentet që Shqipëria ka patur. Siç e thashë rezultati ishte i ngushtë dhe mes partive politke pati një ndarje të madhe për këtë rezultat kaq të ngushtë. Kudo nëse do të ishte një rezultat i tillë, atëherë kundërshtitë do të ishin të paevitueshme. Të gjitha hapat e mëpasëm me hetimin, ri-numërimin kemi fitues zotin Basha me një numër të ngushtë votash gjë e cila edhe ndodh ndonjëherë siç e panë në Amerikë dhe mund të ndodhë përsëri në zgjedhjet presidenciale”, shtoi Bigajski.

I pyetur për heshtjen e komunitetit ndërkombëtar në Tiranë ndaj akuzave të opozitës për rezultatin e Tiranës, zoti Bugajski nuk pranon të hyjë në detaje, por thotë se  shpreson se këshillat e ndërkombetarëve apo deklaratat, dëgjohen nga qeveria, opozita dhe parlamentarët për ta tejkaluar këtë situatë të krijuar për kryebashkiakun e Tiranës duke mos e ekzagjeruar apo kthyer në një problem ndërkombëtar.

“Është e domosdorshme përmirësimi i Kodit Zgjedhor. Fokusi shqipërisë duhet të jetë integrimi eurpian. Jam i sigurtë se diplomatët e huaj në Tiranë mund të luajnë rrolin e tyre por janë politikanët shqiptarë, vetë shqiptarët ata të cilët duhet t’i kthejnë rregullin shtëpisë së tyre”, vazhdon Bugajski.

Janush Bugajki e shikon si immediate që Shqipëria të dalë nga ky ngërç poltik ku është futur: “Shqipëria duhet ta ketë të qartë se çfarë duhet bërë. Të qëndrojë në vendnumëro e bllokuar nga ky ngërç elektoral, apo të ecë përpara për të fituar statusin e vëndit kandidat, për të tërhequr më shumë investitorë, që njerezit të jetojnë me standarte më të mira. Problemeve që dolën në zgjedhje duhen analizuar për mos të ndodhur më dhe duhet përmirësuar sistemi zgjedhor që të tilla probleme të ngjashme mos të ndodhin në të ardhmen. Shqiptarët duhet të vendosin të shikojnë nga e shkuara apo e ardhmja që është një çështje kyçe për Shqipërinë në arritjen e objektivave europiane”

 

Top Channel