Problemet e zemrës, ja 5 sinjale

15/07/2011 10:30

Të vuash nga zemra dhe të mos jesh në dijeni. Vec kontrollit të mjeku,
ju vetë duhet të shihni te vetja juaj ndryshime, dhimbje apo probleme që
janë sinjalizuese për një shqetësim.

Ja disa simptoma që mund t’ju rrëfejnë problemet me zemrën.

Dhimbja e qafës. Problemet në këtë pjesë të trupit mund t’ju sinjalizojnë se zemra nuk është mirë. Nëse vini re se dhimbja nuk kalon as me akull, as me pomadat përkatëse, atëherë kërkojini mjekut që t’ju bëjë ekzaminime më të hollësishme. Nervat e dëmtuar në zemër mund t’ju cojnë mesazhe dhimbjesh në shtyllën kurrizore që reflektohet në qafë apo në shpatull.

Dhimbje veshësh dhe nofullash. Nëse nuk keni marrë të ftohtë dhe ndjeni se keni dhimbje të vazhdueshme veshësh që shtrihet deri te nofullat atëherë ky mund të jetë një problem zemre.

Gulcime dhe marramendje. Nëse koka ju vjen rrotull dhe mezi merrni frymë, ndoshta mund të jenë simptoma të një infarkti. Arterjet bllokohen dhe zemra merr me pak oksigjen.

Probleme seksuale. Nëse keni probleme edhe në dhomën e gjumit, sidomos për meshkujt, ky mund të jetë një sinjal i rëndësishëm. Enët e gjakut, në raste të problemeve kardiake, bëhen më të vogla duke mos lejuar që të kalojë mjaftueshëm gjak dhe duke ndalur kështu ereksionin. Zakonisht ky shqetësim manifestohet disa kohë më parë se sa të ndodhë një infarkt.

Dhimbje stomaku dhe të përzjera. Nëse dhimbja e stomakut nuk është një problem i vazhdueshëm për ju, apo nuk është rezultat i ushqimit të keq, atëherë ky mund të jetë një sinjal për probleme të zemrës.

Top Channel