Maui, turisti thithet nga një gropë uji

15/07/2011 16:30

David Potts, 44 vjeç, ishte me pushime me bashkëshorten dhe të bijën e
porsalindur në Nakalele Point, në ishullin e Maui, duke mos e ditur se
aty do të gjente dhe fundin e jetës.

Dhe pikërisht momentet e fundit të turistit kalifornian, që thithet nga një “blowhole”, një gropë që hedh ujin në lartësi, janë fotografuar nga një tjetër turist.

Trupi i Potts u zhduk sa hap e mbyll sytë i tërhequr nga uji në një gropë me diametër 1 metër.

Për momentin kërkimet e viktimës nga ana e policisë nuk kanë dhënë asnjë rezultat.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel